ndërhyrjet

Kirurgji e përgjithshme / Kirurgji Laparoskopike

Mjekësia moderne; arritja më e rëndësishme e shekullit të 20-të në kirurgji. Kirurgjia laparoskopike është procedura kirurgjikale më pak invazive që aplikohet në abdomen  nëpërmjet incizioneve të vogla, zakonisht 0,5-1,5 cm, me ndihmën e instrumenteve të posaçëm kirurgjikalë dhe një kamere ku kirurgu i shikon organet e brendshme në një pamje të zmadhuar. Me laparoskopinë, mjekët janë në gjendje të kryejnë operacione të thjeshta ose komplekse duke bërë vetëm disa incizione të vogla në andomen.

Kirurgjia laparoskopike - Përparësitë

Ekzistojnë një numër avantazhesh të kirurgjisë laparoskopike ndaj operacionit klasik të hapur: Trauma minimale kirurgjikale. Lezion  kirurgjik  më i vogël i indeve  dhe  reagim imunitar minor  ndaj traumës. Ulje e ndjeshme e dhimbjes pas operacionit. Më pak komplikacione  respiratore  dhe kardiovaskulare. Dalje e hershme nga spitali. Mobilizim dhe shërim më i shpejtë dhe një kthim më i shpejtë në punë

Kirurgji Laparoskopike / Aplikimet

Në të kaluarën, kirurgjia laparoskopike përdorej kryesisht për kolecistektominë (heqjen e fshikëzës së tëmthit), por me përparimet në teknologji dhe mjekësi, operacioni laparoskopik mund të aplikohet në shumë raste, nga më të thjeshtat, siç është terapia e  një hernie, deri te më i specializuari , të tilla si apendektomia ose kolektomia për të trajtuar inflamacionin ose kancerin kolorektal.

Cfarë komplikacionesh mund të ndodhin gjatë operacionit Laparoskopik?

Komplikacioni më i zakonshëm i cdo procedure  është hemorragjia dhe inflamacioni. Ekziston një rrezik i vogël për komplikacione të tjera në abdomen, në  varësi të seriozitetit   të  rastit dhe  atëhere  procedura laparoskopike shndërrohet në operacion të hapur menjëherë. Sidoqoftë, mundësia  që të ndodhë  kjo është shumë e vogël në duart e një kirurgu me përvojë dhe trajnim adekuat dhe kryesisht ka të bëjë me pacientët të cilët kanë kryer një operacion të mëparshëm abdominal (adezione).

Kirurgjia Laparoskopike

THIRRJEN NJ AP EM APRIM ME DYT DO DOKTOR

Mjeku është i disponueshëm vetëm me takim duke kontaktuar Sekretariatin në +30 26511 81081 & +30 6976 111850 dhe ndërmjet orës 10 dhe 8 të mëngjesit në ditë.