Operacionet

Gendrat paratiroide

C` është gendrat paratiroide?

Gendrat paratiroide kanë madhësi dhe ngjyrë thjerrëze dhe ndodhen në sipërfaqen posteriore të gjendrave tiroide në përqindjen më të madhe  të tyre.Janë zakonisht 4,por në një përqindje të vogël numri i tyre varion,si edhe pozicioni i tyre  anatomik dhe mund të gjenden ,ose brenda ne tiroidet,ose në  gjendrën e timusit apo në mediastinum.

Gjendrat paratiroide sekretojnë parathormonin, një hormon  që rregullon nivelin e kalciumit në gjak ( absorbimin kockor,reabsorbimin ne tubulat urinare dhe rritjen e absorbimit te kalciumit  te ushqimeve nga intestini

Hiperparatiroidizmin primar

Në hiperparatiroidizmin primar kemi nivele të larta të parathormonit dhe të kalciumit se serumit dhe nivele të ulëta të fosforit.
Shkaqe :

  • Adenomë singulare (80%)
  • Adenomë e dyfishtë që përbën (5 %)
  • Hiperplazi e më shumë gjendrave që përbën (15%) dhe që shpesh mund të shfaqen në pacientë me sindromë Neoplazie Endokrine Multiple
  • Kancer i gjendrës paratiroide, shumë rrallë (1%).

Hiperparatiroidizmin sekondar

Në hiperparatiroidizmin sekondar vërejme nivele të larta te parathormonit me nivele të ulëta të kalciumit të serumit,ndërsa nivelet e fosforit janë të rritura.

Shkaqe :

  • Deficiencë kronike e vitaminës D
  • Insuficencë renale
  • Sindroma malabsorbimi

-

-

Trajtimi kirurgjikal ne hierparatiroidizmin primar varet nga shkaku që e shkakton

  • Adenomë singulare e paratiroides:

Në këtë rast synimi jonë është heqja e paratiroides të sëmurë që ka zhvilluar adenomën.Preoperativisht,kjo duhet te jetë lokalizuar me dy metoda imazherike (ekografi dhe sintilografi),në mënyrë që në operacion të hiqet e lokalizuar.Gjatë operacionit ndihmë te rëndësishme përbën matja e parathormonit.Nëse parathormoni paraqet rënie në nivelet e preferuara,konsiderohet që operacioni ka qenë i suksesshëm.Në rast të kundërt duhet të ekzaminojmë incizionin tone,dhe të kërkojmë gjendrat e tjera paratiroide,të ekzaminojmë cilët janë patologjikë dhe të hiqen.

  • Sëmundja e gjendrave të shumëfishta:

Në këtë rast,synimi i operacionit është gjetja dhe heqja e të gjithë gjendrave patologjike paratiroide (patologjia mund të jetë hiperplazi ose adenoma në një ose më shumë gjendra paratiroide).Synimi i operacionit është heqja e indit patologjik paratiroid nga njëra anë,dhe nga ana tjetër,të ruhet ind paratiroid i mjaftueshëm që te mos i shkaktohet pacientit hipoparatiroidizëm permanent.

  • Kanceri i gjendrës paratiroide

Në këtë rast synimi jonë është heqja e gjendrës paratiroide të semurë që ka zhvilluar kancerin bashkë me reseksionin e lobit ipsilateral të tiroides dhe limfonodektomi ekstensive ne zonën rrethuese.

Sëmundjet e gjëndrës tiroide - paratiroide

Sëmundjet e gjëndrës tiroide - paratiroide

PRENOTONI NJE TAKIM

Dr. Vlachos është i disponueshëm vetëm me takim. Ju lutemi kontaktoni Recepsionin ose përmes telefonit ose e-mailit për të prenotuar një takim. Kontaktoni me ne në : +3026511 81081 & 6976 111850 në orarin 10:00 - 20:00.E Hënë - E Premte .Ose mund të na dërgoni e-mail në info@kvsurgerycenter.com ose duke klikuar formularin e kontaktit më poshtë: formulari i kontaktit..