CV

Dr Konstantinos P. Vlachos, Profesor i Kirurgjisë në Universitetin e Janinës

Profesori i Kirurgjisë, Dr Konstantinos P. Vlachos, lindi në 1965 në Gjermani. Ai u diplomua në Fakultetin e  Mjekësisë në Universitetin e Selanikut (Fakulteti  Ushtarak i  Mjekësisë  ) në 1992. Nga 1995 deri në 2001 ai u specializua  në  Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak  401 të Athinës dhe spitalin e Përgjithshëm të Nikeas. Në vitin 2001 ai përfundoi specializimin dhe mori specialitetin e tij si Kirurg i Përgjithshëm. Në 2002 ai u shpall doktor i Mjekësisë në Universitetin e Athinës

Dr Konstantinos P. Vlachos shërbeu ne  pozicionin e Konsulentit dhe Shefit të Kirurgjisë nga viti 2001 deri në 2003 në Spitale të ndryshme Ushtarake. Ai mori trajnime të mëtejshme në Kirurgjinë Laparoskopike në Spitalin St. Mary`s ASU, Imperial College në Londër në Mbretërinë e Bashkuar .

Nga viti 2004 deri në 2009 ai funksionoi  si konsulent dhe Kirurg  Primar  në spitale të shumta ushtarake në Greqi dhe në Shqipëri (Spitali Ushtarak i Gjirokastrës).

Nga viti 2009 deri në 2010 ai ishte një Profesor Vizitor në Departamentin Laparoskopik në Spitalin Ippokrateio në Athinë.

Në vitin 2010 Dr. Konstantinos P. Vlachos u  shpall Docent  i Kirurgjisë në Universitetin e Janinës, Asistent Profesor në 2013, Profesor i Asociuar i Kirurgjisë në 2019 dhe në fund Profesor në Universitetin e Janinës në Qershor 2023.

Në 2017 ai mori trajnime të mëtejshme të specializuara për gjëndrat Endokrine në Qendrën e Kirurgjisë Endokrine në Spitalin Universitar në Pisa, Itali. Pas kthimit të tij në Janinë ai u emërua  Shef i Departamentit të Kirurgjisë Endokrine në Universitetin e Janinës.

Dr Vlachos është nominuar  5 herë për botimet e tij shkencore në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë 8 viteve të fundit ai ka marrë pjesë në Seminaret e Shoqatës Kirurgjikale Helenike dhe ai është pjesë e stafit të trajnimit. Ai është gjithashtu një trajner dhe koordinator i Advance Trauma Life Support (ATLS) në Janinë ndërsa vazhdon të trajnojë mjekë specializantë në Departamentin e Kirurgjisë  të Universitetit të Janinës

PUNA Klinike

Përvoja kirurgjikale e Dr Vlachos është ekstensive.

Ai ka një ekseperiencë të gjerë në spitale të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kryer të gjitha nivelet e operacioneve,duke kompletuar më shumë se 3500 operacione  në Greqi, Itali, Shqipëri dhe në  Mbretërine e Bashkuar.

Si rezultat i veprimtarisë së tij shkencore, Dr Vlachos ka shkruar 124 botime në greqisht, 48 në konferenca ndërkombëtare dhe 48 artikuj nga të cilët 8 janë në revista mjekësore greke dhe 40 në revista mjekësore të redaktuara nga specialistët (peer reviewed ). Ai ka botuar gjithashtu 4 kapituj në shtypin e Imperial College Press.