FAQE HYRËSE / Operacionet e kirurgjisë / Sëmundjet e gjëndrës tiroide – paratiroide / Gendrat paratiroide
Gendrat paratiroide kanë madhësi dhe ngjyrë thjerrëze dhe ndodhen në sipërfaqen posteriore të gjendrave tiroide në përqindjen më të madhe të tyre.Janë zakonisht 4,por në një përqindje të vogël numri i tyre varion,si edhe pozicioni i tyre anatomik dhe mund të gjenden ,ose brenda ne tiroidet,ose në gjendrën e timusit apo në mediastinum.
Gjendrat paratiroide sekretojnë parathormonin, një hormon që rregullon nivelin e kalciumit në gjak ( absorbimin kockor,reabsorbimin ne tubulat urinare dhe rritjen e absorbimit te kalciumit te ushqimeve nga intestini
Në hiperparatiroidizmin primar kemi nivele të larta të parathormonit dhe të kalciumit se serumit dhe nivele të ulëta të fosforit.
Shkaqe :
Në hiperparatiroidizmin sekondar vërejme nivele të larta te parathormonit me nivele të ulëta të kalciumit të serumit,ndërsa nivelet e fosforit janë të rritura.
Shkaqe :
–
Trajtimi kirurgjikal ne hierparatiroidizmin primar varet nga shkaku që e shkakton
Në këtë rast synimi jonë është heqja e paratiroides të sëmurë që ka zhvilluar adenomën.Preoperativisht,kjo duhet te jetë lokalizuar me dy metoda imazherike (ekografi dhe sintilografi),në mënyrë që në operacion të hiqet e lokalizuar.Gjatë operacionit ndihmë te rëndësishme përbën matja e parathormonit.Nëse parathormoni paraqet rënie në nivelet e preferuara,konsiderohet që operacioni ka qenë i suksesshëm.Në rast të kundërt duhet të ekzaminojmë incizionin tone,dhe të kërkojmë gjendrat e tjera paratiroide,të ekzaminojmë cilët janë patologjikë dhe të hiqen.
Në këtë rast,synimi i operacionit është gjetja dhe heqja e të gjithë gjendrave patologjike paratiroide (patologjia mund të jetë hiperplazi ose adenoma në një ose më shumë gjendra paratiroide).Synimi i operacionit është heqja e indit patologjik paratiroid nga njëra anë,dhe nga ana tjetër,të ruhet ind paratiroid i mjaftueshëm që te mos i shkaktohet pacientit hipoparatiroidizëm permanent.
Në këtë rast synimi jonë është heqja e gjendrës paratiroide të semurë që ka zhvilluar kancerin bashkë me reseksionin e lobit ipsilateral të tiroides dhe limfonodektomi ekstensive ne zonën rrethuese.
Stavrou Niarchou Avenue (vs University)
CC. 45221, Janinë
Tel. Zyra: +30 26511 81081